Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, ndërkohë që është identifikuar dhe vënë në pranga nga policia një 60-vjeçar në Tiranë.
Personi u arrestua nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Blaze”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Demir Zyko”, ishte djegur një automjet, organizuan operacionin e koduar “Blaze”, me qëllim zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. Si rezultat i hetimeve, bazuar dhe në pamjet filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi: S. Gj., 60 vjeç, banues në rrugën “Demir Zyko”.
Ky shtetas dyshohet se më datë 06.07.2025, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse automjetin e fqinjit të tij, shtetasit R. M”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.