Avokat i ish-deputetit Ervin Salianji, Ledio Braho, ka folur për mediat pas vendimit të Gjykatës së Fierit e cila vendosi lirimin e demokratit nga qelia pas më shumë se nëntë muajsh.
Gjatë fjalës së tij për mediat, Braho tha se më në fund pati një element drejtësie për Salianjin.
Sipas procedurave, ai tha se Salianji pritet të lirohet brenda ditës së sotme.
“Më në në fund pati një element minimal drejtësie për te. I gjithë procesi sipas mendimit tim është krejtësisht i padrejtë, ishte dënim politik por sot arritëm të shkurtonim më pak se dy muaj e gjysmë nga dënimi i mbetur. Procedurat janë që duhet të lirohet brenda ditës së sotme. Salianji sqaroi se beteja e tij ka qenë për interesin publik. “, u shpreh Braho.
Ndërkohë Salianji pas daljes nga gjykata, foli shkurtimisht për medait, ku lajmëroi se do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së.