Vatra e zjarrit në malin Vastak, pranë fshatit Dukat në Vlorë, vazhdon të jetë aktive prej katër ditësh, ndërsa rritet shqetësimi për përhapjen e flakëve.
Siç raportohet, ditën e djeshme u ndërhy me helikopter për të neutralizuar situatën, por zjarri vijon ende.
Mësohet se mëngjesin e sotëm, 8 korrik, një grup i ri zjarrfikësish, inspektorësh të pyjeve dhe ekspertësh të zonave të mbrojtura janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Së fundmi, zjarret në disa zona të vendit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje dhe toka bujqësore. Ndër situatat më alarmante ishte ajo e zjarrit në landfillin e Elbasanit, ku për disa ditë u çlirua sasi e madhe tymi toksik. tvklan.al