Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

2025/07/08 at 9:59 AM
në Bota, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe Hercegovina.

Tarifat e reja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe ato për një sërë vendesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht. Ato janë më të ulëta sesa ato që Trump i paralajmëroi në prill – 37% për mallrat nga Serbia dhe 35% për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Megjithatë, zbatimi i këtyre të fundit u shty për 90 ditë. Trump i paralajmëroi tarifat e reja në letrat drejtuar udhëheqësve të vendeve – në rastin e Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiç, ndërsa në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës kryetares aktuale të presidencës, Zhelka Cvijanoviç .

Këto letra janë të njëjta, përveç ndryshimeve në normat doganore që i vendosen secilit shtet veç e veç.

Letra e Trumpit fillon duke thënë se është “nder i madh” për të që dërgon një letër, e cila tregon rëndësinë dhe përkushtimin e SHBA-së për marrëdhëniet tregtare me atë shtet. Ai shton se SHBA-ja ka pranuar ta vazhdojë bashkëpunimin tregtar me vendin në fjalë, pavarësisht “deficitit të konsiderueshëm tregtar” që SHBA-ja ka me të.

Sipas tij, norma e deklaruar e tarifës – 30 për qind për Bosnje dhe Hercegovinën dhe 35 për qind për Serbinë – është shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të eliminuar pabarazitë dhe deficitin tregtar. Trump, gjithashtu, kërcënon se do t’i rrisë tarifat nëse vendet hakmerren, duke vendosur tarifa shtesë për importet nga SHBA-ja.

Presidenti i SHBA njoftoi të hënën në rrjetin e tij social, Truth Social, vendosjen e tarifave të reja doganore për një sërë shtetesh. Për Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Kazakistanin parashikohen tarifa prej 25%; për Afrikën e Jugut 30%; për Indonezinë 32%; për Bangladeshin 35%; për Kamboxhën dhe Tajlandën 36%, dhe për Laosin e Mianmarin 40%.

Në fillim të prillit, Trump vendosi tarifë 10% për importet nga Kosova. Masë të ngjashme, atëkohë, vendosi edhe për importet nga Shqipëria, kurse për ato nga Serbia ishte 37%, nga Bosnje dhe Hercegovina 35% dhe nga Maqedonia e Veriut 33%.

Ekspertët vlerësuan se tarifat amerikane do të kenë shumë ndikim në Kosovë, për shkak të varësisë së madhe nga importet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha atëkohë se zyra e saj ka bërë gati një ligj që do të mundësonte heqjen e tarifave prej 10% ndaj mallrave të importuara nga SHBA-ja, por se për miratimin e kësaj mase duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri.

Kosova nuk e ka konstituuar ende institucionin ligjvënës, edhe pse zgjedhjet parlamentare janë mbajtur pesë muaj më parë. REL

Ju sugjerojmë

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti
Bota

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

8 Korrik, 2025 7:34 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

A mundet Donald Trump që të fitojë Çmimin Nobel të Paqes?

8 Korrik, 2025 7:29 pm
Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare
Bota

Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

8 Korrik, 2025 7:27 pm
Osmani kërkon të mos merren seriozisht kërkesat e Vuçiç: Vetëm fjalë e retorikë
Rajoni

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani thirrje për përgjegjësi institucionale

8 Korrik, 2025 7:26 pm
Kapiteni i anijes turistike humbi jetën pas aktit heroik, reagon Bashkia Shkodër
Kronikë

Kapiteni i anijes turistike humbi jetën pas aktit heroik, reagon Bashkia Shkodër

8 Korrik, 2025 7:24 pm
Vazhdon kriza mes çiftit presidencial francez, Brigitte “injoron” Macronin në Londër
Bota

Vazhdon kriza mes çiftit presidencial francez, Brigitte “injoron” Macronin në Londër

8 Korrik, 2025 7:08 pm
Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi
Aktualitet

Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi

8 Korrik, 2025 6:54 pm
Para
Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës

Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

TE FUNDIT

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
8 Korrik, 2025

Pasditen e së martës, një grup administratorësh të bizneseve lokale në zonën e Lungomares kanë zhvilluar një takim me praninë...

Lexo më shumë

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
8 Korrik, 2025

Mundësi ruso-shqiptar Islam Dudaev ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke marrë medaljen e artë në stilin e lirë gjatë eventit...

Lexo më shumë

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
8 Korrik, 2025

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë që do të mbetet plotësisht pa ujë, kanë thënë ekspertët, të...

Lexo më shumë

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti
8 Korrik, 2025

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com