Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

2025/07/07 at 9:06 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

Zyra e Prokurorit Federal në Zvicër ngriti akuza ndaj një të dyshuari për lidhje me terrorizmin.

Sipas prokurorisë ai mendohet se është përgjegjës për degën zvicerane të një organizate terroriste islamike kosovare.

Organizata terroriste kosovare ka si qëllim jo vetëm që të mbledhë rreth vetes sa më shumë besimtarë për kauzën dhe ideologjinë e saj salafiste-xhihadiste, por synon gjithashtu të përfitojë nga destabilizimi i shtetit të Kosovës dhe që me forcën e armëve të vërë nën kontroll një territor të caktuar dhe të krijojë atje një shtet islamik të qeverisur në emër të Shtetit Islamik nga sheriati, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Federale të Zvicrës.

Në vitet 2014 dhe 2015 disa burra shqipfolës, ndër të cilët edhe 36-vjeçari Emir me shtetësi kosovare dhe i akuzuari i dytë, një 33-vjeçar me shtetësi të dyfishtë zvicerane dhe të Maqedonisë së Veriut, u bashkuan dhe formuar një grup që ndjek ideologjinë e Shtetit Islamik.

Emiri, i akuzuari i parë, dyshohet se është zgjedhur në qershor të vitit 2025 si kreu i grupit, i cili më pas u bë dega zvicerane e organizatës terroriste kosovare

Rekrutim anëtarësh në zonën e Gjenevës

36-vjeçari Emir që ishte personi përgjegjës për grupin akuzohet se me mbështetjen e të akuzuarit të dytë ka indoktrinuar dhe rekrutuar anëtarë të rinj në emër të kësaj organizate terroriste, sidomos në rajonin e Gjenevës.

Prokuroria dyshon se ai ka qenë edhe anëtar i organit udhëheqës të grupit terrorist në Kosovë, përgjegjës për degën zvicerane dhe bashkëpërgjegjës për një degë rajonale.

Ai thuhet se ka qenë përgjegjës për menaxhimin e degës zvicerane dhe sigurimin e ndërlidhjes midis udhëheqjes në Kosovë dhe degës së Gjenevës.

Po ashtu thuhet se ai ka mbledhur para nga anëtarët e degës së Gjenevës dhe i ka dërguar këto shuma në Kosovë për të financuar aktivitete të ndryshme të organizatës terroriste atje.

Sipas Prokurorisë Federale të Zvicrës të akuzuarit kanë financuar në të njëjtën mënyrë edhe ryshfete për zyrtarë të huaj që ishin përgjegjës për ndjekjen penale të anëtarëve të organizatës terroriste. Kjo i mundësoi njërit prej anëtarëve të kësaj organizate t’i shpëtonte ndjekjes penale.

Leksione nga predikues të huaj

I akuzuari i dytë akuzohet se ka qenë gjithashtu anëtar i degës zvicerane të organizatës terroriste. Thuhet se ai ka marrë pjesë në mbledhjet e saj dhe ka vënë në dispozicion apartamentin e tij për ngjarje të tilla. Përveç kësaj thuhet se ai ka organizuar vizita nga predikues të huaj që janë të njohur si ndjekës të urdhërave dhe bindjeve të Shtetit Islamik.

Prokuroria Federale e Zvicrës e akuzon atë gjithashtu se në mënyrë të pavarur ka bërë propagandë në favor të organizatave terroriste Shteti Islamik dhe Fronti Al-Nusra. Thuhet se ai ka përhapur himne lavdërimi për këto dy organizata terroriste.

Aktakuza hedh dritë edhe mbi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për organizatat xhihadiste, ku jo vetëm Kosova shërben si qendër lidhëse mes të dyshuarve në Evropën Perëndimoredhe strukturave ndërkombëtare të ISIS-it./DW

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Para
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com