Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

2025/07/07 at 8:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

Të ndihmosh dikë në një moment të vështirë është instinkt njerëzor, por ndonjëherë, edhe dëshira më e mirë mund të sjellë pasoja të rënda.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, instruktorja e Kryqit të Kuq Shqiptar, Sindi Zaka, tregoi tre nga gabimet më të zakonshme që bëjmë në dhënien e ndihmës së parë  dhe që shumica prej nesh nuk e dinë se janë të gabuara.

Rudina Magjistari: Dhënia e ujit në raste emergjence, sa herë që shohim dikë që i bie të fikët, ose që i ndodh diçka gjëja e parë që bëjmë është që e lagim dhe i japim për të mirë? Por, është diçka e mirë, apo diçka e gabuar kjo?

Sindi Zaka: Një nga gjërat që ne bëjmë gjithmonë, me tendencën për të bërë mirë, ose për të stabilizuar gjendjen e personit që mund të jetë në gjendje të fikti, ose tani që jemi në sezonin e verës është që t’i japim ujë, por uji mund të shkaktojë diferencë shumë të madhe të temperaturave.

Ne japim ujë të ftohtë në një kohë kur trupi është dehidratuar dhe ka arritur një temperaturë më të lartë se sa temperatura normale e trupit dhe prandaj nuk duhet të japim ujë për këtë diferencën e temperaturës. Diçka tjetër ne nuk e dimë se nga ka ardhur kjo gjendje e të fiktit. Mund të ketë ardhur nga një hemorragji e brendshme dhe nëse ne i japim ujë, kjo do e përkeqësonte akoma më keq gjendjen e personit. Për ta ndihmuar ne mund ta lagim tek pjesa mbrapa qafës, tek buzët, por jo t’i japim ujë për të pirë.

Rudina Magjistari: Një tjetër pyetje është heqja e trupave të huaj nga plagët. Instinkti na shtyn që t’i heqim nëse ka ndodhur ndonjë aksident, çfarë duhet bërë në të tilla raste?

Sindi Zaka: Në rastet kur personat janë të përfshirë në një aksident, ku një trup i huaj ka hyrë në pjesën e trupit të njeriut, absolutisht është e ndaluar që ai objekt i huaj nuk duhet të hiqet.

Nuk e heqim, sepse këtë plagë me një trup të huaj mund ta çojmë në një trup me gjakderdhje dhe pastaj duhet të kalojmë në një tjetër trajtim, jo për mobilizim, por për trajtim për gjakderdhje.

Rudina Magjistari: Kemi raste djegiesh në lëkurë dhe mendja me atë logjikën e thjeshtë thotë ‘vendosim akull, që të ulim temperaturën’, por në fakt çfarë duhet bërë?

Sindi Zaka: Është bërë tashmë e njohur edhe djegia nga akulli dhe ne çfarë bëjmë që gjatë djegies duam që ta parandalojmë, ose ta ndalojmë procesin e djegien. Sepse djegia është një proces që nis tani dhe vazhdon, ka tendencën që të shkojë në thellësi.

Akulli në vend që ta parandalojë që të shkojë në thellësi, e çon akoma më shpejt. Duhet trajtuar me ujë të rrjedhshëm jo shumë të ftohtë, me një temperaturë mesatare për 15 deri në 20 minuta. Mos i hidhni as kripë, sepse kripa dehidraton ujin. E mira është që ta mbulojmë me fashë sepse plagët e djegies kanë tendencën që të infektohen./tvklan

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Para
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com