Një trup i dekompozuar është zbuluar ditën e sotme në fshatin Shtikë të Kolonjës.
Sipas uniformave blu bëhet e ditur se viktima u gjet panë stacionit elektrik të këtij fshati, rreth orës 15:00.
Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e rastit në fjalë.
“Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.