Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit

2025/07/07 at 11:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit

Temperaturat e larta të verës na përballin me rrezikun e goditjeve nga i nxehti. Këto të fundit janë episode që ndodhin kur trupi mbinxehet nga ekspozimi i gjatë në temperatura  të larta, çka kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Simptomat më të para janë rrahjet e përshpejtuara të zemrës, i folur i ngadaltë, zverdhje, dhimbje koke  e deri në gjendje të fikëti. Sindi Zaka nga Kryqi i Kuq Shqiptar, këshillon përmes programit  “Aldo  Morning Show” në Tv Klan që masa e parë mbrojtëse është hidratimi dhe një shishe ujë duhet të na shoqërojë ngado.

Në rast se shohim dikë që përjeton nga i nxehti, ajo përshkruan hapat që duhet të ndërmarrim për t’i dhënë ndihmën e parë.

Sindi Zaka: Goditjet nga i nxehti mund të vijnë si pasojë e temperaturave shumë të larta ose si pasojë e dehidratimit të trupit, prandaj ne këshillojmë që gjatë gjithë kohës personat që dalin të kenë shishe uji me vete ose disa lëngje të tjera që të evitohet dehidratimi i trupit.

Aldo: Shishe uji se këto të tjerat kanë sheqer.

Sindi Zaka: Edhe jo vetëm personat në moshë, por edhe personat që mund të kenë probleme me zemrën, probleme kronike, janë të predispozuar që ndoshta të përballen me një valë të nxehti ose goditje të nxehti.

Aldo: Megjithatë, ne që e shohim në rrugë nuk e dimë nëse ky person vuan nga zemra ose është ndonjë xhaaxhi që pasi ka pirë kafen i ka futur edhe një teke se është ilaç thonë, se ndodh kjo, është si traditë  dhe i ra pika, a ku di unë si e thonë, i ra të fikët.

Sindi Zaka: Një goditje nga i nxehti mund ta dallojmë nga djersë të ftohta, personi mund të zverdhet apo nga  momenti në moment mund të këputet.

Aldo: Çfarë të bëjmë ne që e shohim nga trotuari tjetër?

Sindi Zaka: Menjëherë duhet t’i afrohemi dhe në qoftë se personi mund të jetë në gjendje të fikëti, duhet ta lëvizim personin në një vend me hije apo të krijojmë hije në pamundësi të lëvizjes së personit.

Aldo: Por na kanë thënë mos e lëviz.

Sindi Zaka: Prandaj po thosha që nëse ne nuk e lëvizim, duhet t’i krijojmë hije, t’i zëmë diellin dhe më pas mund të vazhdojmë me një veprim siç është lagia e fytyrës me ujë apo kontrolli i vetëdijes dhe i frymëmarrjes.

Aldo: Ky kontrolli i vetëdijes, kam parë shumë veta që i gjuajnë për t’u përmendur.

Sindi Zaka: Jo! Kontrolli i vetëdijes duhet bërë duke i folur, duke i kërkuar bashkëpunim sepse sado që mund të jetë i pavetëdijshëm përsëri mund të dëgjojë, duke i kërkuar bashkëpunim ose duke i shkaktuar një dhimbje të vogël me pickim, por jo duke i gjuajtur.

Zaka këshillon që mos t’i jepni ujë menjëherë personit sepse mund të përkeqësoni situatën. Kryesorja është të zotëroni emocionet dhe informacionin që keni dhe të telefononi urgjencën sa më shpejt.

Sindi Zaka: Gjëja e parë që është  pikë kyçe, është të kontrollojmë emocionet tona si dhënës të ndihmës së parë që të kemi aftësinë të ruajmë dhe të zotërojmë mirë informacionin që kemi dhe të japim ndihmë. Të marrim në dorë situatën, të largojmë gjithë personat e tjerë që kanë një keqinformacion apo gjithmonë nga dëshira e mirë duan të ndihmojnë. Telefonohet  menjëherë ambulanca dhe direkt do të vazhdohet trajtimi i personit./tvklan.al

Ju sugjerojmë

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
Bota

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

7 Korrik, 2025 7:44 pm
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

7 Korrik, 2025 7:12 pm
11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë
Kryesore

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

7 Korrik, 2025 7:04 pm
Para
Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit

Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit

TE FUNDIT

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
7 Korrik, 2025

Qytetari Enter Bushi, i cili kishte të shtruar nënën në Spitalin Rajonal Fier, tregon se atje kishte njohur një 78-vjeçar...

Lexo më shumë

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
7 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit Federal në Zvicër ngriti akuza ndaj një të dyshuari për lidhje me terrorizmin. Sipas prokurorisë ai mendohet...

Lexo më shumë

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
7 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS) nuk e konsiderojnë më terroriste....

Lexo më shumë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
7 Korrik, 2025

SHBA-të po planifikojnë të vendosin një taksë prej 25% për produktet që hyjnë në vend nga Koreja e Jugut dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com