Nga SPAK, ku zbatoi masën detyrim paraqitje për dosjen “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha ka folur për zjarrin në mbetjet e Elbasanit si dhe për protestën e organizuar për këtë ngjarje.
Berisha para mediave sqaroi se pse PD nuk ishte pjesë e këtyere protestave, duke thënë se nuk ishin ftuar.
“Opozita shqiptare e ka denoncuar nëpërmjet eksponentëve ose drejtuesve më kryesorë të Elbasanit, janë denoncuar në media në mënyrë të përsëritur nga Blendi Himçi, Tomorr Alizoti. Nëse dikush organizon një protestë dhe ftohesh, duhet të shkosh, i paftuar nuk mund t’i marrësh protestën të tjerëve. Ka rregulla. Meritën duhet t’ua lësh atyre që po e mbajnë. Eksponentë të PD apo vetë PD ka bërë në SPAK me dhjetëra denoncime dhe ka denoncuar disa herë djegësin e Elbasanit, por ky institucion është institucioni i amnistisë së krimeve të rënda mjedisore. E vetmja gjë që nuk themi dot është që PD nuk ka bërë padi”, tha Berisha.