Kievi u godit natën e kaluar nga një valë sulmesh me dronë, ku sipas autoriteteve ukrainase mbeti një person i vrarë dhe 26 të plagosur.
Sulmet përfshinë pothuajse çdo lagje të qytetit, ndërsa mbi 500 dronë dhe raketa u hodhën drejt zonave urbane dhe infrastrukturës kyçe.
Kjo përshkallëzim vjen vetëm pak orë pas një telefonate midis presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, në të cilën Trump i bëri thirrje Rusisë për një armëpushim, ofertë e cila u refuzua nga Kremlini.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sulmet si “cinike dhe të papërgjegjshme”, duke theksuar se Rusia nuk ka ndërmend të ndalojë agresionin. Ai bëri thirrje për më shumë mbështetje nga aleatët ndërkombëtarë dhe sanksione më të forta ndaj Moskës.
Sulmet e fundit shënojnë një rekord në përdorimin e dronëve nga Rusia, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase arriti të neutralizojë pjesërisht sulmet, por një numër i konsiderueshëm dronësh depërtuan për të shkaktuar dëme të mëdha në infrastruktura dhe zona banimi.