Një ditë pas vizitës së papritur të kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, kanë nisur largimet në këtë bashki.
Sipas Klan News, mësohet se disa drejtorë në bashkinë e Vlorës kanë dhënë dorëheqjen pas kritikave të Ramës dhe kërkesës për shkarkimin e tyre. Ai kërkoi gjithashtu edhe shkarkimin e drejtuesve të Partisë Socialiste të kësaj dege.
Në vizitën e tij në Vlorë, kryeministri ka qenë i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, ndërsa mbledhja me drejtorët u zhvillua me dyer të mbyllura.
Mësohet se ky vendim i tij lidhet me problematikat e qytetit bregdetar me ujin e pijshëm apo zjarrit në fushën e mbetjeve, një fenomen i përsëritur vit pas viti dhe që ka pasur impakt te sezoni turistik.
Ndërkohë këtë të premte, në ditëlindjen e tij të 61-të, Rama ka zhvilluar një tjetër takim, këtë radhë në selinë rozë në kryeqytet me kandidatët socialistë.
Ai u prit me një buqetë me lule dhe me duartrokitje, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me diskutimin e bërë në këtë mbledhje të fundit të socialistëve.