Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë.
Në këtë ditë feste për popullin amerikan, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Më tej, ai thotë se presin me padurim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis dy kombeve tona.
“Gëzuar 4 Korrikun!
Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen e saj të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Ne qëndrojmë të bashkuar në angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, dhe presim me padurim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.