Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad

2025/07/03 at 1:44 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad

Policia e Serbisë ka ndërhyrë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut në disa lokacione në Beograd dhe Novi Sad, ku qytetarë dhe studentë ishin mbledhur për të bllokuar rrugët. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi në mëngjes se janë larguar të gjitha bllokadat.

Sipas MPB-së, gjatë natës janë kontrolluar gjithsej 1.297 persona, ndërsa 79 janë shoqëruar në stacione policore. Prej tyre, 72 për kundërvajtje dhe shtatë të tjerë për dyshim të shkeljes së Kodit Penal.

“Janë hequr të gjitha bllokadat në territorin e Serbisë dhe Beogradit dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme”, thuhet në njoftim.

Policia konfirmoi se në disa vende ka pasur incidente të izoluara, përfshirë në Beograd, Nish, Novi Pazar dhe Novi Sad. Në këto lokacione janë arrestuar disa persona për prishje të rendit dhe kryerje të veprave penale. MPB-ja njoftoi se gjatë bllokadave janë lënduar katër policë dhe është dëmtuar një veturë zyrtare e policisë.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga veprimet e paligjshme dhe të mos bllokojnë rrugët, në mënyrë që të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve. Një njësi e xhandarmërisë ndërhyri para Fakultetit Juridik në Beograd, ku studentët protestues pretenduan se policia tentoi të hynte brenda objektit, duke shkelur kështu autonominë universitare.

Gazetari i së përjavshmes Radar, Vuk Cvijiç, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje, tha për televizionin N1 se studentët kishin bllokuar rrugën dhe se policia intervenoi me automjete dhe dhunë.

“Ata u tërhoqën brenda fakultetit, por policët arritën deri në derë, ndërkohë që komandantët u thërrisnin për të mos hyrë”, tha ai, duke shtuar se pati disa të arrestuar.

Policia mohoi që ka hyrë në objektin e fakultetit dhe deklaroi se ka vepruar vetëm ndaj atyre që kishin vendosur pengesa në rrugë, duke respektuar autonominë universitare.

Më herët, në bulevardin “Mbreti Aleksandër”, pati përplasje mes policisë dhe qytetarëve.

Sipas MPB-së, një polic u lëndua dhe një automjet policor u dëmtua gjatë përpjekjes për të arrestuar një person që kishte bllokuar rrugën me kontejnerë.

Intervenime ka pasur edhe para stacionit të policisë në lagjen Vraçar të Beogradit dhe rrugëve përreth, ku ishin mbledhur qytetarë dhe studentë që prisnin lirimin e të ndaluarve – përfshirë edhe të mitur – të arrestuar më herët në rrugën Njegosheva dhe para Fakultetit Juridik.

Pasi të miturit u liruan, personat e rritur u dërguan te gjykatësi kujdestar në Gjykatën për Kundërvajtje. Më pas, forcat e xhandarmërisë shpërndanë protestuesit, duke përdorur edhe shkopinj gome.

Në Novi Sad, bllokadat nisën pas orës 18:00 dhe vazhduan gjatë gjithë natës. U bllokuan disa kryqëzime në Bulevardin e Çlirimit dhe rrugë të tjera kryesore. Edhe pse policia ndërhyri disa herë për të larguar protestuesit, ata u kthyen sërish pas largimit të policisë.

Organizata akademike “Studentët në bllokadë” kishte bërë thirrje për mosbindje civile pas një mitingu të mbajtur më 28 qershor në Beograd.

Studentët kërkojnë zgjedhje të reja që në maj. Ata organizojnë protesta dhe bllokada nëpër fakultete tash e sa muaj, duke kërkuar përgjegjësi penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e çatisë së stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor. REL

Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve

Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..

“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën

Berisha: Njohëm me prova e fakte asamblenë e OSBE dhe EPP për farsën e 11 majit

TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com