Shtyhet seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goros, i cili nuk ishte prezent në sallë.
Goro në deklaratë nuk ka caktuar orën dhe datën e përcaktuar për arsyen e mosprezencës.
Marrë në konsideratë se i pandehuri nuk ka shprehur saktë deklarimin nëse i referohet ditës së sotme ose jo, pasi nuk ka caktuar as trupën gjykuese, konsiderohet i pashprehur vullneti i tij.
Seanca shtyhet për në datën 4 korrik, ora 11:00.
Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”.
















