Ditën e mërkurë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave nga orët e mesditës, kryesisht në relievet malore në jug të territorit.
Era do të jetë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s.
Në lugina dhe bregdet, hera-herës fiton shpejtësi prej 7-8 m/s.
Valëzimi i detit do të arrijë 1 – 2 ballë.