Ka folur shkurtimisht për mediat nga Shkupi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Teksa foli për Planin e Rritjes, vuri theksin te bashkëpunimi mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
“Është takimi i katërt i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Ne kemi pasur një datë paraprake ku kemi diskutuar për këtë plan, por me mua është me shumë rëndësi të vij këtu, sidomos tani që kemi pika të përbashkëta.
Gjithmonë kënaqësi të vij në Shkup, që është kryeqytet i një vendi anëtar të NATO-s dhe që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, u shpreh Kurti.
Fokusi kryesor i bisedimeve në këtë samit është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal./tvklan