Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

2025/06/30 at 7:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë. Sipas tyre, zgjidhja tani mund të vijë vetëm përmes një marrëveshjeje politike, ose me ndërhyrjen e presidentes.


Gjykata Kushtetuese e Kosovës dha urdhrin, por në Kuvend nuk ka as zbatim, as marrëveshje. Për të 39-ën herë më 29 qershor, deputetët e zgjedhur dështuan të konstituojnë institucionin ligjvënës.

Ndërkohë që afati prej 30 ditësh – i përcaktuar nga Kushtetuesja për përmbylljen e konstituimit – ec, ata mbeten të bllokuar në mosmarrëveshje të thella politike.

Njohësit e çështjeve ligjore-kushtetuese paralajmërojnë se nëse Kuvendi nuk e përmbyll këtë proces deri më 26 korrik, kur skadon afati i Kushtetueses Kosova rrezikon të përfshihet nga një paralizë e tërësishme institucionale.

Mazllum Baraliu, profesor i së Drejtës Kushtetuese, thotë se përgjegjësia për situatën aktuale nuk qëndron vetëm te partitë politike, por edhe te vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese nuk i ka precizuar sa duhet dhe si duhet gjërat, në mënyrë që të mos lejojë hapësirë për interpretimin e secilit, sipas tekeve dhe qejfeve të veta”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i thirri në takim përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të zhbllokuar situatën, por pas më shumë se dy orësh diskutime më 28 qershor, takimi përfundoi pa kompromis me secilën palë duke fajësuar tjetrën dhe duke interpretuar në mënyra të ndryshme vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ofron qartësi për veprimet që duhet ndërmarrë, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit.

Ai paralajmëron se partitë mund të vazhdojnë bllokadën dhe përplasjet, duke ia atribuuar fajin njëra-tjetrës, ndërsa pas 26 korrikut situata mbetet e pasigurt.

“Aktgjykimi nuk ka paraparë asnjë lloj pasoje, në qoftë se (konstituimi i Kuvendit) nuk ndodh deri më 26 korrik apo brenda 30 ditësh, siç është paraparë afati ligjor”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Marrëveshja politike e domosdoshme

Për të tejkaluar këtë bllokadë, njohësit e çështjeve juridike-kushtetuese vlerësojnë se është e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje politike ndërmjet subjekteve parlamentare.

Miftaraj thotë se barra kryesore e përgjegjësisë për shfaqjen e vullnetit politik për marrëveshje, bie mbi partinë që fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizjen Vetëvendosje të Kurtit.

“Fatkeqësisht, kjo (situatë) mund të zgjasë deri në kohën kur partia në pushtet apo Albin Kurti të vendosë që ta ndërrojë kandidatin (për kryetar të Kuvendit) dhe të ofrojë zgjidhje”, thotë ai.

Baraliu ndan mendim të ngjashëm, por thekson se nga kjo përgjegjësi nuk përjashtohen as partitë tjera kryesore, si: Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës apo Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas tij, edhe pse nuk ka sanksione ligjore për mosarritjen e marrëveshjes për konstituimin e Kuvendit deri më 26 korrik, partitë mbajnë përgjegjësi politike, etike dhe morale përpara qytetarëve që i kanë zgjedhur.

“Partitë politike janë institucione. Përgjegjësia politike, etike dhe morale do të duhej të ishte po aq – në mos edhe më shumë – sa ajo penale”, thekson Baraliu.

Kurti u tha gazetarëve më 30 qershor se është i gatshëm për takime dhe konsultime konstruktive me partitë tjera politike, si dhe për bashkëpunim në frymë mirëbesimi.

Ai përsëriti se, nëse Albulena Haxhiu nuk zgjidhet kryeparlamentare përmes votimit të fshehtë, Lëvizja Vetëvendosje është e hapur për ta ndryshuar kandidatin.

Haxhiu, për disa herë me radhë, nuk arriti t’i merrte 61 votat e domosdoshme për kryeparlamentare.

Partitë e tjera insistojnë në votim të hapur, ndaj edhe nuk i janë përgjigjur kërkesës së vazhdueshme të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të propozuar përfaqësues për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë.

Presidentja?

Duke marrë parasysh se partitë politike, aktualisht, nuk po tregojnë vullnet për të tejkaluar bllokadën në konstituimin e Kuvendit, një nga adresat që duhet ta trajtojë këtë situatë është presidentja e Kosovës, vlerëson Miftaraj.

Sipas tij, presidentja Vjosa Osmani ka mandat për të siguruar funksionimin demokratik të institucioneve kushtetuese.

Në rastin konkret, funksionimi i Kuvendit nuk po ecën siç duhet, prandaj Osmani mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, thotë ai.

“Ajo mund të kërkojë dhe dërgojë pyetje lidhur me atë se a është abuzim kjo që po bën partia në pushtet – duke mos e ndërruar kandidatin e propozuar – për të bërë konstituimin e Kuvendit”, thotë Miftaraj.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, bëri të ditur se ajo do t’i ftojë udhëheqësit e partive politike në takime gjatë ditëve në vijim.

Ai tha se Osmani pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend të zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda afatit prej 30 ditësh, siç kërkohet nga Gjykata.

“Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha Kupina më 30 qershor.

Por, Baraliu konsideron se presidentja po vonohet me trajtimin e paralizës në Kuvend.

“Duhet para këtyre 30 ditëve (para 26 korrikut) ta iniciojë procedurën në Gjykatën Kushtetuese. Me Kushtetutë është e autorizuar t’i iniciojë çështjet që janë kontestuese dhe të paqarta mes palëve”, thekson ai.

Të hënën, mbi 50 organizata të shoqërisë civile reaguan ndaj bllokimit të konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se “vakumi institucional po çon në mosfunksionim të institucioneve kushtetuese”.

Organizatat nënvizuan se partia fituese ka të drejtën të propozojë kandidatin për kryetar, por kjo e drejtë nuk është absolute, pasi duhet të bashkëpunojë me partitë e tjera për të siguruar shumicën e nevojshme.

Sipas tyre, Kushtetuesja e ka bërë të qartë se si partia fituese, ashtu edhe partitë e tjera duhet të bashkëpunojnë në mirëbesim për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe se “shkelja e këtij parimi është shkelje e frymës së Kushtetutës”.

Për t’u konsideruar i konstituar Kuvendi, duhet që kryetari dhe pesë nënkryetarët të marrin të paktën 61 vota nga deputetët./ REL



Ju sugjerojmë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
Bota

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

20 Shtator, 2025 5:55 pm
Para
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
















TE FUNDIT

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, gjë që do të...

Lexo më shumë

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
21 Shtator, 2025

Dashi Veproni shpejt sot, përndryshe mund të mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
20 Shtator, 2025

Shërbimi Sekret është vënë në gatishmëri të lartë pasi arrestoi një burrë të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com