Një vajzë 4-vjeçe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës në qytetin e Lezhës.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës.
E mitura është dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në kryeqytet, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe.
E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.