Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Hoshtimë të bashkisë së Vlorës .
Sipas burimeve, të favorizuara nga era, flakët e zjarrit po i afrohen varrezave të fshatit.
Dy mjete të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të shuarjen e zjarrit.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar.