Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

2025/06/29 at 10:46 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të dielën në një tjetër tentativë për të finalizuar procesin e konstituimit të këtij institucioni pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.


Kjo është hera e 39-të që ligjvënësit mblidhen në sallën e Kuvendit prej 15 prillit, ndonëse të dielën vetëm e vazhdojnë seancën e 38-të të së premtes, në të cilën nuk kanë votuar.

Ata janë pajtuar për të mos votuar, me shpresën se takimi i së shtunës mes krerëve të partive politike do të prodhonte ndonjë rezultat.

Nuk ka ndodhur ashtu. Përfaqësuesit e partive politike janë mbledhur më 28 qershor dhe kanë diskutuar mbi dy orë, dhe në fund kanë vazhduar ta fajësojnë njëri-tjetrin për situatën aktuale.

Palët janë takuar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur një aktvendim të enjten që i detyron deputetët të finalizojnë procesin e konstituimit më së largu deri më 26 korrik.

Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë pas takimit të së shtunës se beson që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë duke e keqlexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ka bërë të ditur se i ka ofruar ato që i ka përshkruar si dy kompromise.

“Kompromisi i parë ishte ai që e ka thënë edhe kandidatja jonë e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se në rast të votimit të fshehtë nuk i merr së paku 61 vota, tërhiqet nga kandidatura. Ajo këtë e ka bërë njëanshëm, por unë e respektoj vendimin e saj. Ajo nuk dëshiron të votohet për dy herë me votim të fshehtë”.

“Kompromisi i dytë ishte që ta bëjmë një marrëveshje politike lidhur me nenin 67 të Kushtetutës, e që është marrëveshje në paketë për kryetarin dhe nënkryetarët, dhe pastaj nëse nuk e duan kurrqysh votimin e fshehtë, le t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision për votim të fshehtë, të cilin mund ta rrëzojmë me votë, sepse procesi ka mbetur në gjysmë. Ne aty e kemi deleguar Hekuran Muratin, le t’i delegojnë edhe tjerët, edhe pastaj e rrëzojmë, që më pas kryetarja dhe nënkryetarët të votohen në paketë”.

Për PDK-në dhe LDK-në, Kurti vazhdon të jetë i gozhduar në qëndrimet e tij, dhe insistojnë që të mos formohet komision për votim të fshehtë dhe që seanca të kalojë në votim të hapur.

Sipas PDK-së, nëse seanca do të vazhdojë të mbahet sikurse të kaluarat, LVV-ja është duke kryer me vetëdije shkelje të Kushtetutës. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se shpreson që pas skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të intervenojë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i dhënë fund krizës.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ditë më parë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare. Në takimin e 8 prillit, nuk është marrë asnjë vendim për votim të fshehtë.

Profesor Hasani thotë se Kushtetuesja vendosi për tërësinë e procedurës për konstituimin e Kuvendit, përfshirë këtu edhe në çfarë forme bëhet votimi.

“Ajo ka vendosur për gjithë procedurën dhe ka treguar që procedura duhet të jetë e njëjtë, siç thotë Rregullorja, Kushtetuta dhe siç është vendosur pas çdo zgjedhje parlamentare në Kosovë deri tash. Këtë e ka thënë Gjykata. Dhe asnjëherë deri sot nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës nga kryesuesi dhe asnjë nuk ka pasur votim të fshehtë”, ka thënë mes tjerash ai. /REL



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
Te Fundit

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

16 Gusht, 2025 9:48 pm
Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin
Bota

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

16 Gusht, 2025 9:33 pm
“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz
Aktualitet

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

16 Gusht, 2025 8:44 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt

16 Gusht, 2025 8:21 pm
Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë
Aktualitet

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

16 Gusht, 2025 7:46 pm
Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë
Bota

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

16 Gusht, 2025 7:28 pm
12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës
Aktualitet

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

16 Gusht, 2025 6:49 pm
Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies
Rajoni

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

16 Gusht, 2025 6:32 pm
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

Takimi Trump-Putin/ Berisha: Alaska një Samit historik

16 Gusht, 2025 6:17 pm
Trumpi pa marrëveshje, Putini me tapet të kuq
Bota

Trumpi pa marrëveshje, Putini me tapet të kuq

16 Gusht, 2025 5:50 pm
Para
Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë
















TE FUNDIT

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
16 Gusht, 2025

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Sipas televizionit ANSA , mësohet se Baudo u nda nga jeta mbrëmjen...

Lexo më shumë

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin
16 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky do të fluturojë për në Uashington të hënën, nën presionin e fortë të SHBA-së për...

Lexo më shumë

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz
16 Gusht, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se situata e zjarreve në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm. Përmes një postimi...

Lexo më shumë

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
16 Gusht, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ps takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin në Alaskë. Përmes një postimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com