Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e akuzuar për gënjeshtra lidhur me përfundimin e luftës me Izraelin.
Në një postim të gjatë në platformën e tij “Truth Social”, Trump shkruan se lideri i Iranit nuk ka fituar asnjë luftë dhe se vendi i tij është në gjendje të rrënuar.
“Nuk e kuptoj pse i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’ do të thoshte kaq hapur dhe budallallëk se e fitoi luftën, kur e di se është një gënjeshtër. Vendi i tij u shkatërrua, tre nga centralet e tij bërthamorë u shkatërruan. E dija saktësisht se ku ishte strehuar, dhe vendosa që as Izraeli, as forcat e armatosura amerikane – më të fuqishmet në botë – të mos e eliminonin”, shkruan Trump.
Trump pretendon se Khamenei i ka shpëtuar “një vdekjeje shumë të shëmtuar dhe të turpshme” dhe shprehet se nuk priste as ndonjë falënderim, por të paktën respekt.
“E shpëtova nga një vdekje vërtet e shëmtuar dhe e turpshme, dhe ai duhet të thotë ‘Faleminderit, President Trump!’”, përfundon ai në deklaratën e tij.