Pas daljes nga ambientet Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Flamur Noka është prononcuar për mediat.
Ai ka zbuluar në këtë prononcim edhe arsyen e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Konkretisht gjatë fjalë së tij ai u shpreh se është thirrur nga SPAK për denoncimet e bëra në fushatë elektorale në lidhje me krimin elektoral.
“U thirra nga SKAP-i për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar akoma. Krimi elektoral që na u premtuar se do të niste ndëshkimi, është duke i bërë karshillëk SPAK-ut, krimi elektoral më i institucionalizuar se kurrë dhe ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve. Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që PD dhe opozita ka paraqitur në SPAK, duke nisur që nga Durrësi, Vora, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora dhe gjithë Shqipëria”, tha Noka.