Komisioni i Përzgjedhjes ka publikuar ditën e sotme rezultatet e fazës së parë të shqyrtimit paraprak, të aplikimeve për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Përmes një njoftimi zyrtar, mësohet se janë shqyrtuan dokumentacionet e 13 kandidatëve, ku vetëm 7 prej tyre kaluan në fazën tjetër të konkurimit.
Njoftimi:
Komisioni i Përzgjedhjes në mbështetje të nenit 148/dh të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 34, të ligjit nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, të ndryshuar, në Rregulloren datë 06.01.2020, “Për procesin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së”, si dhe në njoftimin “Thirrje për aplikim për pozicionin “Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit”, në mbledhjen datë 25.06.2025 shqyrtoi aplikimet dhe dokumentacionin e depozituar nga 13 (trembëdhjetë) aplikues për pozicionin Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në përfundim të mbledhjes, pas përmbushjes së kritereve ligjore, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi kualifikimin për fazën e parë të këtij procesi dhe vijimin në fazën tjetër të konkurimit për kandidatët e mëposhtëm:
- Andi Pogaçe
- Artur Beu
- Elton Kërluku
- Gentian Ndoi
- Gentjan Shehaj
- Gledis Nano
- Joni Keta
Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurimin për fazat e tjera të procesit.