Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, në nder të paradës së shqiptarëve, përshkoi vetë të gjithë distancën prej rreth 14 rrugësh në këmbë, për gati 40 minuta, në krye të paradës, i shoqëruar nga oficerë me origjinë shqiptare të Departamentit të Policisë së New York-ut. Ai jo vetëm që eci 14 rrugë, por organizoi edhe një mëngjes pune për komunitetin shqiptar në New York. Mbrëmjen e kësaj të marte, ai vjen në emisionin “Opinion” në Tv Klan me një intervistë ekskluzive.