Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka dhënë më tepër detaje lidhur me vizitën e kësaj kroçere.
Rama njofton se kroçera sjell në Shqipëri 108 turistë amerikanë.
Sipas tij, Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.
“Një linjë e re turistike për Shqipërinë
“National Geographic Orion” akostohet për herë të parë në Portin Durrës me 108 turistë amerikanë.
Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare mbi destinacionet tona historike dhe natyrore”, shkruan Rama.