Liderët e NATO-s ishin mbledhur në Hagë për samitin e radhës, ku vendimi më i rëndësishëm që u mor ishte angazhimi që çdo shtet duhet të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes në masën 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, deri në vitin 2035.
Gjithashtu u ritheksua Neni 5 i NATO, sipas të cilës, sulmi ndaj një shteti të aleancës nënkupton sulm ndaj gjithë NATO-s.
Po kështu, në deklaratën përfundimtare, në pikën e fundit, u përmend edhe Shqipëria që do të presë samitin e radhës të NATO-s.
“Në fund të deklaratës, u shpreh falenderim për mikpritjen bujare të Mbretërisë së Holandës, ndërsa u konfirmua se samiti i radhës do të mbahet në Turqi në vitin 2026, i pasuar nga një samit tjetër në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.
Samitin e NATO-s në Tiranë e ka përmendur më herët edhe Kryeministri Edi Rama që do të mbahet në vitin 2027./tvklan