Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump kritikon mediat amerikane/ Raportuan dëme të kufizuara në centralet e Iranit

2025/06/25 at 9:27 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump kritikon mediat amerikane/ Raportuan dëme të kufizuara në centralet e Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kritikuar ashpër mediat amerikane për raportimet e tyre se bombardimet amerikane nuk kanë arritur t’i shkatërrojnë objektet bërthamore të Iranit, siç kishte pretenduar ai.

“CNN-i i lajmeve të rrejshme, së bashku me New York Times-in që po dështon, janë bashkuar në një përpjekje për të përulur një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Objektet bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht! Si Times ashtu edhe CNN po goditen rëndë nga publiku”, shtoi Trump.

Një vlerësim fillestar i inteligjencës gjeti se bombardimet e fundjavës nuk arritën t’i shkatërrojnë centralet bërthamore të Iranit, të ndërtuara nën tokë, raportuan New York Times, Washington Post dhe CNN, duke cituar zyrtarë të njoftuar me raportin e inteligjencës ushtarake nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së Pentagonit (DIA). Trump ka këmbëngulur se bombardimet amerikane shkatërruan objektet bërthamore në Isfahan, Natanz dhe Fordo.

Ai i përshkroi sulmet si goditje vdekjeprurëse për programin bërthamor të Iranit. Por, raporti i DIA-s tha se vetëm hyrjet e objektit thellësisht nëntokësor në Fordo u shkatërruan, ndërsa strukturat nën tokë mbetën të paprekura, sipas mediave amerikane.

Raporti pesëfaqësh gjithashtu tregon se Irani kishte zhvendosur tashmë rezervat e uraniumit të pasuruar në vende të tjera para sulmeve, sipas mediave amerikane. Raportet gjithashtu vlerëson se bombardimet amerikane e kanë kthyer vetëm disa muaj mbrapa programin bërthamor të Iranit.

Më herët, zëdhënësja e Trumpit, Karoline Leavitt, e dënoi publikimin e raportit, për të cilin tha se ishte rrjedhur në CNN, që e raportoi i pari, nga një “humbës i ulët në komunitetin e inteligjencës”. Ajo e quajti vlerësimin “plotësisht të gabuar”.

“Të gjithë e dinë çfarë ndodh kur hidhen 14 bomba me nga 13.000 kilogramë secila saktësisht mbi cak: shkatërrim total”, shtoi ajo. REL

Ju sugjerojmë

Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A
Sport

Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A

25 Qershor, 2025 6:12 pm
Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës
Aktualitet

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës

25 Qershor, 2025 6:07 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Bota

Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite

25 Qershor, 2025 5:58 pm
Vizita e Presidentit Begaj, pritet nga autoritetet më të larta në Kalabri
Politikë

Vizita e Presidentit Begaj, pritet nga autoritetet më të larta në Kalabri

25 Qershor, 2025 5:52 pm
Alarmi nga Kina, lakuriqët e natës përhapin viruse të reja
Bota

Alarmi nga Kina, lakuriqët e natës përhapin viruse të reja

25 Qershor, 2025 5:45 pm
Trump: Zyrtarët e SHBA-së dhe Iranit do të bisedojnë javën e ardhshme
Bota

Trump: Zyrtarët e SHBA-së dhe Iranit do të bisedojnë javën e ardhshme

25 Qershor, 2025 5:26 pm
Trump pas takimit me Zelenskyn: U tregua shumë i sjellshëm, do flas me Putinin nëse…
Bota

Trump pas takimit me Zelenskyn: U tregua shumë i sjellshëm, do flas me Putinin nëse…

25 Qershor, 2025 5:11 pm
Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës
Bota

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

25 Qershor, 2025 5:02 pm
Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje
Rajoni

Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje

25 Qershor, 2025 4:57 pm
Rrezik për sigurinë në rrugë/ Nga Franca në Singapor, ndalime për monopatinat
Aktualitet

Rrezik për sigurinë në rrugë/ Nga Franca në Singapor, ndalime për monopatinat

25 Qershor, 2025 4:45 pm
Para
NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

Tritoli ndaj biznesit në Vlorë/ Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë! Detajet

Tritoli ndaj biznesit në Vlorë/ Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë! Detajet

Armëpushimi po zbatohet/ I dërguari i Trump:Bisedimet për paqe me Iranin “premtuese”

Armëpushimi po zbatohet/ I dërguari i Trump:Bisedimet për paqe me Iranin "premtuese"

TE FUNDIT

Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A

Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A
25 Qershor, 2025

Alvaro Morata do të rikthehet sërish në Serie A, por jo te Milani. Sulmuesi spanjoll pritet të transferohet te skuadra...

Lexo më shumë

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës
25 Qershor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 62 megavatë,...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite

Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
25 Qershor, 2025

51 persona kanë vdekur këtë të mërkurë në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve izraelite. Informacionet e dala nga...

Lexo më shumë

Vizita e Presidentit Begaj, pritet nga autoritetet më të larta në Kalabri

Vizita e Presidentit Begaj, pritet nga autoritetet më të larta në Kalabri
25 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit sot në një ceremoni zyrtare nga autoritetet më të larta të rajonit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com