Në vitin 2024, bujqësia shqiptare ka shënuar rritje domethënëse në disa kultura kryesore.
Referuar shifrave të INSTAT, prodhimi i drithërave kapi shifrën e mbi 649 mijë tonëve, me Fierin që kryeson si qarku më prodhues. Perimet patën rritje me 2.9 për qind, ndërsa patatja u rrit me 1.3 për qind me Korçën në krye për këtë kulturë.
Prodhimi në serra zë tashmë gati 23% të perimeve gjithsej, me Fierin dhe Beratin që përbëjnë mbi 79% të kësaj sasie.
Nga ana tjetër drufrutorët shënuan gjithashtu rritje me mbi 3 %, ku dominon molla dhe kumbulla.
Ndërkohë, ulliri regjistroi një rritje rekord prej 24.6 %. Vlora ruan epërsinë në prodhimin e agrumeve, duke kontribuar me mbi 62% të totalit në shkallë vendi.
Bujqësia vazhdon të mbetet një sektor strategjik për ekonominë shqiptare, me potencial të madh për zhvillim të qëndrueshëm dhe eksport.
Tv Klan