Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të hënë pranë qendrës së qytetit në Vlorë.
Sipas Klan News, i riu me makinën tip Benz godet vazhdimisht një makinë tjetër dhe më pas e shtyn drejt trotuarit.
Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e një efektivi civil të forcave Shqiponja, ka bërë të mundur ndalimin e të riun që po godiste.
Në automjetin tjetër tip Fiat udhëtonte një tjetër i ri. Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, dy të rinjtë janë shoqëruar nën mbikqyrjen e bluve të Vlorës në komisariat.