Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

2025/06/23 at 8:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të kuptohet të hënën se mund ta mirëpresë rrëzimin e Qeverisë në Teheran, vetëm pak orë pasi anëtarë të administratës së tij ngulën këmbë se sulmet e fundit ndaj Iranit nuk kishin për qëllim të sillnin “ndryshim regjimi”.


“Politikisht nuk është e pranueshme të përdoret termi ‘Ndryshim Regjimi’, por nëse regjimi i tanishëm iranian nuk është në gjendje ta BËJË IRANIN SËRISH MADHËSHTOR, pse të mos ketë një ndryshim regjimi??? MIGA!!!” shkroi Trump në platformën e tij, Truth Social.

Trump i tha këto fjalë vetëm disa orë pasi figura kyçe të administratës së tij, si – nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth – theksuan se qëllimi i sulmeve ajrore të SHBA-së më 21 qershor ndaj objekteve bërthamore të Iranit ishte një zgjidhje e negociuar, dhe jo rrëzimi i Qeverisë islamike teokratike.

Në një konferencë për shtyp, Hegseth i përshkroi bombardimet si “operacion i saktë”, që synonin vetëm programin bërthamor të Iranit, dhe jo ushtarët apo popullin iranian. “Ky mision nuk kishte, dhe nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit”, tha ai.

Trump “kërkon paqe, dhe Irani duhet ta ndjekë këtë rrugë”, shtoi Hegseth, duke theksuar më tej: “Këtu duhet të arrihet një marrëveshje e negociuar”.

“Regjimi iranian duhet të zgjohet dhe të thotë: ‘OK, nëse me të vërtetë duam energji bërthamore në vendin tonë, ka mënyrë për ta bërë këtë’. Kjo ofertë është ende në fuqi. Jemi të gatshëm të flasim me ta nesër dhe të fillojmë punën për këtë”, tha Rubio për rrjetin amerikan CBS.

Megjithatë, disa anëtarë të Partisë Republikane të Trumpit kanë bërë thirrje në të kaluarën për rrëzimin e Qeverisë iraniane, përfshirë senatorin me ndikim nga Teksasi, Ted Cruz. “Po avokoj që të përdorim trysni maksimale dhe sanksione ekonomike për të ushtruar trysni mbi regjimin në një mënyrë që mund ta nxisë rrëzimin e tij”, kishte thënë ai para sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran.

Zyrtarët amerikanë e paralajmëruan të dielën Teheranin të mos hakmerret ndaj sulmeve ajrore amerikane, për të cilat Trump tha se kishin “shkatërruar” objekte kyçe bërthamore të Iranit. Irani dhe Izraeli filluan runde të reja sulmesh ajrore kundër njëri-tjetrit në orët e hershme mëngjesin e së hënës.

Irani i shpërfilli thirrjet e menjëhershme për rikthim në bisedime, duke theksuar të drejtën për vetëmbrojtje, dhe duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë përgjegjësi për “pasojat e rrezikshme” të veprimeve të tyre dhe duke lënë të kuptohet se bisedimet mund të ndodhin vetëm pasi Teherani të përgjigjet.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha në një konferencë për shtyp në Stamboll se “dera e diplomacisë” duhet të jetë gjithmonë e hapur, por “nuk është kështu tani”. Irani është duke u sulmuar dhe do të ushtrojë të drejtën e vetëmbrojtjes për aq kohë sa është e nevojshme, shtoi ai, por nuk pranoi të tregojë se çfarë veprimesh do të ndërmarrë Irani si përgjigje ndaj sulmeve të SHBA-së.

Media shtetërore iraniane raportuan se Araqchi ka mbërritur në Moskë për të zhvilluar konsultime të hënën me udhëheqës të lartë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, oferta e të cilit për të ndihmuar në ndërmjetësim të negociatave me Teheranin ishte hedhur poshtë menjëherë nga Trumpi.

“Rusia është partneri ynë dhe ne gjithmonë konsultohemi”, tha Araqchi para se të mbërrinte në Moskë.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli është “shumë, shumë pranë” përmbushjes së synimeve të veta pas më shumë se një jave sulmesh ajrore ndaj Iranit, përfshirë eliminimin e kërcënimeve bërthamore dhe me raketa balistike nga Teherani.

“Po ecim hap pas hapi drejt arritjes së këtyre qëllimeve, jemi shumë, shumë pranë përmbushjes së tyre”, tha Netanyahu në një konferencë për shtyp. Ai shtoi se “kur të jenë përmbushur synimet, operacioni do të përfundojë”.

Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit më 13 qershor, duke shënjestruar objektet bërthamore dhe raketore, si dhe udhëheqësit ushtarakë dhe shërbimet e sigurisë. Shumë figura të rëndësishme ushtarake dhe shkencëtarë bërthamorë janë vrarë në sulme, e ka pranuar Irani. Që nga nisja e sulmeve fillestare izraelite, të dy vendet kanë shkëmbyer sulme ajrore ndaj njëri-tjetrit, duke shkaktuar viktima si në radhët ushtarake ashtu edhe ato civile, si dhe dëme në prona.

Grupi me qendër në Uashington, Aktivistët për të Drejtat e Njeriut, raportoi se të paktën 950 njerëz janë vrarë në Iran gjatë sulmeve ajrore që nga 13 qershori, përfshirë 380 civilë. Autoritetet izraelite thanë se 24 njerëz u vranë nga sulmet iraniane në Izrael. REL



Ju sugjerojmë

Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar
Bota

Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 6:50 pm
Kundërpërgjigja e Iranit?Katari mbyll hapësirën ajrore mbi bazën ushtarake amerikane
Bota

Kundërpërgjigja e Iranit?Katari mbyll hapësirën ajrore mbi bazën ushtarake amerikane

23 Qershor, 2025 6:45 pm
11 Maj/Albana Vokshi në Strasburg:Grupet kriminale më kërcënuan mua dhe vajzën time
Politikë

11 Maj/Albana Vokshi në Strasburg:Grupet kriminale më kërcënuan mua dhe vajzën time

23 Qershor, 2025 6:37 pm
950 të vdekur në Iran nga sulmet izraelite, mbi 3 mijë të plagosur
Bota

950 të vdekur në Iran nga sulmet izraelite, mbi 3 mijë të plagosur

23 Qershor, 2025 6:33 pm
Pogba gjen marrëveshjen me ekipin e ri
Sport

Pogba gjen marrëveshjen me ekipin e ri

23 Qershor, 2025 6:15 pm
Shërbimi rus i inteligjencës: Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë
Rajoni

Shërbimi rus i inteligjencës: Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

23 Qershor, 2025 6:11 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Sulmet e SHBA/ Zyrtari i lartë rus: Bashkëpunimi ynë me Iranin është i pathyeshëm

23 Qershor, 2025 5:38 pm
Zhupa kërkon rrëzimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Është antikushtetues
Politikë

Zhupa kërkon rrëzimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Është antikushtetues

23 Qershor, 2025 5:30 pm
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev
Bota

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev

23 Qershor, 2025 5:18 pm
Biden nominon ambasadorin e ri të SHBA në Shqipëri, kush pritet të zëvendësojë Yuri Kim
Kryesore

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, Ambasada Amerikane u bën thirrje shtetasve të saj

23 Qershor, 2025 5:11 pm
Para
Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
















TE FUNDIT

Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar

Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar
23 Qershor, 2025

Forcat iraniane kanë goditur me raketa bazën ushtarake amerikane Al-Udeid në Katar, që është një nga bazat më të mëdha...

Lexo më shumë

Kundërpërgjigja e Iranit?Katari mbyll hapësirën ajrore mbi bazën ushtarake amerikane

Kundërpërgjigja e Iranit?Katari mbyll hapësirën ajrore mbi bazën ushtarake amerikane
23 Qershor, 2025

Teksa sytë e gjithë botës janë te Irani hakmarrja e tij, një lëvizje e minutave të fundit ka ardhur nga...

Lexo më shumë

11 Maj/Albana Vokshi në Strasburg:Grupet kriminale më kërcënuan mua dhe vajzën time

11 Maj/Albana Vokshi në Strasburg:Grupet kriminale më kërcënuan mua dhe vajzën time
23 Qershor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ndodhet në Strasburg, ku mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për...

Lexo më shumë

950 të vdekur në Iran nga sulmet izraelite, mbi 3 mijë të plagosur

950 të vdekur në Iran nga sulmet izraelite, mbi 3 mijë të plagosur
23 Qershor, 2025

Numri i të vdekurve nga sulmet e kryera në Iran nga Izraeli nga 14 qershori deri më sot është rritur në 950...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com