Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan

2025/06/22 at 5:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan

Pak orë më parë, bombarduesit B-2 Spirit hodhën bomba anti-bunker GBU-57/B mbi Fordo, një nga sitet bërthamore iraniane të mbrojtur nga 100 metra shkëmb. Sipas të dhënave të konfirmuara nga satelitë me sensorë infra të kuq, sulmi, i urdhëruar nga presidenti Donald Trump pa njoftuar Kongresin, ka qenë i suksesshëm. Objektiva të tjerë të goditur ishin edhe impiantet bërthamore të Natanzit dhe Isfahanit.


Gjithçka ndodhi gjatë natës më të shkurtër të vitit, atë të solsticit të verës, kur gazetat tashmë ishin shtypur. Tani mbetet të shihen zhvillimet; analistët ushtarakë dhe politikë do të japin komentet e tyre. Ajo që mund të thuhet menjëherë është se ngjarjet e kësaj nate e çojnë konfliktin në një nivel të paparë më parë, përtej të cilit shfaqet rreziku i përdorimit të bombave taktike bërthamore. Kjo ishte hera e parë që bombat GBU-57 janë përdorur në një fushëbetejë.

Teknologji të njohura, por një kombinim i ri ushtarake

Teknologjitë e përdorura në këtë rast janë të njohura, por është kombinimi i tyre që është i ri. B-2 Spirit i përket gjeneratës së bombarduesve “stealth” – pra, “të padukshëm”, edhe pse më saktë do të ishte të thuhej “vështirësisht të identifikueshëm nga radarët”.

Me një kosto të vlerësuar prej dy miliardë dollarësh, B-2 është i vetmi avion në gjendje të mbajë bombat MOP GBU-57/B, me peshë 14 ton dhe ngarkesë prej 2600 kilogramësh eksploziv shumë të fuqishëm. Shtimi i Inteligjencës Artificiale (IA) e përforcon këtë përzierje të fuqishme ushtarake me një saktësi kirurgjikale që nuk është parë më parë në këtë nivel.

Por në hije qëndron edhe zhvillimi i teknologjive të tjera moderne, që nga armët antisatelitore, tek kriptografia kuantike e deri tek Inteligjenca Artificiale gjenerative.

Carlo Di Leo, inxhiner, studiues dhe ekspert në astrunautikë, thotë në një libër të tij se ka një kufi shumë të hollë mes përdorimit civil dhe ushtarak të teknologjisë. Sot, falë sensorëve gjithnjë e më të ndjeshëm dhe IA-së, të dhënat që mblidhen nga satelitët e dedikuar për meteorologjinë, navigimin, monitorimin e tokës, mbrojtjen nga katastrofat natyrore apo ndotjen e oqeaneve, mund të përdoren për qëllime ushtarake.

Sipas tij, Armët antisatelitore janë tashmë të testuara nga, SHBA –të në vitin 2006, Kina në 2007-ën, Rusia më 28 nëntor 2015 dhe India në 2019-ën.

Satelitët e sistemit GPS ndodhen në orbitë të lartë, rreth 20 mijë kilometra, ndërsa ata për meteorologji dhe komunikim në orbitën gjeostacionare (36 mijë kilometra).

Sistemi GPS përbëhet nga gjashtë plane orbitale me së paku katër satelitë secili, plus satelitë rezervë. Kjo do të thotë se për të ndërprerë funksionimin e sistemit, do të duhej të çaktivizoheshin të paktën gjashtë satelitë. Por edhe nëse kjo ndodhte, degradimi i sinjalit do të zgjaste vetëm 95 minuta.

Megjithatë më të rrezishme mbeten sulmet elektronike dhe kibernetike sepse janë më të lehta dhe më pak të kushtueshme.

Këto përfshijnë ndërhyrje me “zëra elektronikë” për të prishur sinjalet ose sulme që synojnë humbjen e të dhënave dhe/ose kontrollit mbi satelitët.

Në fushën e IA-së, Kina është në pararojë dhe po planifikon përfundimin e një konstelacioni prej 138 satelitësh Jilin-1 brenda këtij viti. Ata deklarohen si për përdorim komercial, por kanë potencial ushtarak të qartë.

Një tjetër hap cilësor është krijimi i internetit kuantik, që lejon dërgimin e fotonëve të vetëm pa humbje sinjali në distanca shumë të mëdha, duke siguruar kriptim të pamundshëm për t’u thyer, pasi çelësi i kodimit ndryshohet çdo sekondë.

Edhe Franca e Macron po përpiqet të ecë me hapin e të tjerëve. Më 4-5 mars 2024, ajo udhëhoqi një stërvitje lufte hapësinore të quajtur “Aster X”, organizuar bashkë me SHBA-në dhe me pjesëmarrjen e 190 ushtarakëve nga 16 vende, përfshirë edhe Italinë.



Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com