Kina dënon fuqishëm sulmin e SHBA-së ndaj Iranit dhe ndaj objekteve bërthamore të mbikëqyrura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha të dielën Ministria e Jashtme kineze, raporton Reuters.
Ky veprim shkel rëndë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe përkeqëson tensionet në Lindjen e Mesme, tha ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
Kina u bën thirrje palëve në konflikt, veçanërisht Izraelit, që të ndërpresin sulmet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të fillojnë dialogun dhe negociatat, tha ministria.
Po ashtu, Ministria e Jashtme e Rusisë ka “dënuar fuqishëm” sulmet ajrore të SHBA-së mbi objektet bërthamore iraniane, duke i quajtur ato “një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Në deklaratën e saj në Telegram, ministria ka paralajmëruar për pasoja të mundshme “radiologjike” dhe ka thënë se sulmet shënuan “një përshkallëzim të rrezikshëm me dëmtim të mëtejshëm të sigurisë rajonale dhe globale”.