Pas bombardimeve të centraleve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe kreu i PD, Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se kjo është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për t’u bashkuar për përmbysjen e diktaturës e për një Iran të lirë dhe demokratik.
‘Obliterimi, de facto asgjesimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik’, shkruan Berisha.