Mediat shtetërore iraniane raportojnë se lidhja e internetit në Iran do të rikthehet mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 20:00 sipas orës lokale (17:30 BST).
Kanë kaluar gati tre ditë që kur qeveria vendosi një mbyllje të internetit në të gjithë vendin, duke shkëputur 91 milionë banorë të Iranit nga bota e jashtme.
Sipas asja që raportojnë mediat shtetërore iraniane sulmet kibernetike që shkaktuan ndërprerjen e internetit janë zmbrapsur.
Ndërprerja e internetit në Iran është përshkruar si “më e keqja” në historinë tashmë të trazuar të kontrollit të internetit të vendit.
Të enjten, Ghoncheh Habibiazad e BBC-së raportoi se interneti kishte qenë “shumë i paqëndrueshëm” në të gjithë Iranin, duke e bërë shumë të vështirë kontaktimin me miqtë dhe familjen.