Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

2025/06/21 at 8:47 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç niset drejt Moskës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm një numër i vogël njerëzish e di” çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi “gjithçka është bërë në fshehtësi”.

Në një intervistë për televizionin Prva më 20 qershor, ai tha se gjatë një “parade të madhe” ushtarake në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka që posedon.

“E kemi mbajtur të fshehur, por këto janë ndryshime të mëdha për Ushtrinë e Serbisë në periudhën e ardhshme. Janë më së shumti pesë persona që dinë çfarë kemi sjellë. Qëllimi ynë është ta mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiq, pa sqaruar se nga kush Serbia duhet të “mbrohet”.

Ai shtoi se ushtria “po bëhet tmerrësisht goditëse”.

Vuçiq tha se Serbia ka mbajtur të fshehura edhe shumë pajisje që ka blerë dhe paralajmëroi se “shumë do të habiten” kur të shohin çfarë posedon ushtria.

Sipas tij, Prishtina, Zagrebi dhe Tirana “po krijojnë një aleancë ushtarake” dhe se vazhdimisht po e ftojnë Sofjen që t’u bashkohet, gjë që e ka detyruar Serbinë “të armatoset”.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan më 18 mars një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Deklarata është përshkruar si një dokument trilateral që forcon bashkëpunimin dhe thekson rëndësinë e një qasjeje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të dëmtojnë stabilitetin rajonal, ndërkohë që nënshkruesit mohuan se synojnë krijimin e një aleance ushtarake.

Vuçiq theksoi se Beogradi nuk përbën kërcënim për vendet fqinje dhe se “nuk do të jetë i pari që do të qëllojë me shigjetë”, por se “duhet të jetë vigjilent”.

“Jemi të rrethuar nga vende të NATO-s – kë mund të kërcënojmë ne? Askënd. Por duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiq.

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

13 Gusht, 2025 10:42 pm
Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
Bota

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

13 Gusht, 2025 10:32 pm
Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
Aktualitet

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

13 Gusht, 2025 10:14 pm
Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
Rajoni

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

13 Gusht, 2025 10:02 pm
Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës
Bota

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

13 Gusht, 2025 9:41 pm
Fundoset gomonia me emigrantë në La Mansh
Bota

Të paktën 22 të vdekur pas fundosjes së dy anijeve me migrantë në Itali

13 Gusht, 2025 9:09 pm
Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

13 Gusht, 2025 8:57 pm
Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!
Kryesore

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

13 Gusht, 2025 8:43 pm
Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit
Aktualitet

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit

13 Gusht, 2025 8:23 pm
Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri
Rajoni

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri

13 Gusht, 2025 8:05 pm
Para
Ballkani si depo për migrantë?

Ballkani si depo për migrantë?

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin

Kosovë/ Politikanët "abuzojnë" me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

TE FUNDIT

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
13 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Sipas informacioneve të para, dy automjete janë...

Lexo më shumë

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
13 Gusht, 2025

Bisedime BE-SHBA para takimit për Ukrainën ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin në Alaskë: Perëndimi demonstron unitet dhe insiston për armëpushim....

Lexo më shumë

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
13 Gusht, 2025

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë...

Lexo më shumë

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
13 Gusht, 2025

24 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga dokumentet më të rëndësishme politike në historinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com