Në konferencën për mediat, kreu i PD Sali Berisha komentoi sot Akademinë Politike të PS-së e cila zhvillohet me qëllim trajnimin e deputetëve socialistë që marrin mandatin në shtator të këtij viti.
Kryedemokrati deklaroi se deputetët socialistë nuk përfaqësojnë popullin, por kartelet e drogës dhe të krimit, ndaj për këtë arsye ai kërkon që ata të dorëzojnë mandatet, në mënyrë që vendi të zhvillojë zgjedhje të reja.
“Deputetët e partisë së krimit kisha vetëm një fjalë; nuk përfaqësojnë popullin, përfaqësojnë kartelët e drogës dhe të krimit në Shqipëri. Ju vend në parlament nuk keni. Kaq. Dorëzoni ato mandate të bëhen zgjedhje dhe kjo është e gjithë puna”, deklaroi Berisha.