Fundjava, ndryshe nga e premtja, sjell mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
E shtuna do të nisë me diell dhe temperatura të përshtatshme për plazh në zonat bregdetare.
“Për sa i përket fundjavës, përmirësohet dukshëm moti. Parashikohet që e shtuna dhe e diela të kenë kryesisht diell, vranësira të lehta dhe kalimtare. Nuk pritet të ketë reshje gjatë fundjavës”, tha sinoptikania Lajda Porja nga MeteoAlb.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, temperaturat do të luhaten nga 14°C në zonat malore, deri në 35°C në ultësirën perëndimore.
“Parashikohet që maksimumi në rang territori të jetë 35 gradë Celsius për fundjavën. Moti do të shoqërohet kryesisht me erë të lehtë dhe det me dallgëzim të ulët. Më e favorizuara do të jetë vija bregdetare, ku do të mbizotërojë dielli përgjatë gjithë së shtunës dhe të dielës”, tha Porja.
Fundjava, por edhe java e fundit e qershorit, konsiderohen ideale për pushime në bregdet.
Klan News