Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait të tij 88 vjeç, policia nis procedimin penal ndaj të birit.
Po kështu sipas Policisë së Mirditës ka nisur procedimi edhe ndaj shtetasit P. S., me detyrë mjek në spitalin e Rrëshenit pasi ky i fundit e ka dërguar 88-vjeçarin, për mjekim në Spitalin Psikiatrik Shkodër, pa dokumentacionin mjekësor përkatës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. B., 60 vjeç, dhe P. S., 63 vjeç, të dy banues në Rrëshen, pasi shtetasi A. B. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit P. B., 88 vjeç, banues në Rrëshen, ndërsa shtetasi P. S., me detyrë mjek në spitalin e Rrëshenit e ka dërguar 88-vjeçarin, për mjekim në Spitalin Psikiatrik Shkodër, pa dokumentacionin mjekësor përkatës. Shtetasi P. B. u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhen në njoftim.