Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Bruksel në kuadër të Samitit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Lajmin Spiropali e ka dhënë përmes një video të postuar në rrjetet sociale në Facebook.
Kryetarja e Kuvendit u prit në Parlamentin e Belgjikës nga Presidenti i Senatit, Vincent Blondel, Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve, Peter De Roover, dhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.
“Bruksel/ Pritja në Parlamentin e Belgjikës nga Presidenti i Senatit, Vincent Blondel, Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve, Peter De Roover, dhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello, në kuadër të Samitit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s”, shkruan Spiropali në Facebook.