Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga dhuna te trafiku i drogës/ Nën hetim e disa të arrestuar orët e fundit në Tiranë

2025/06/19 at 1:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj

Orët e fundit, Policia e Tiranës ka kryer disa arrestime dhe procedime penale në kuadër të operacioneve të përditshme për goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë, rastet variojnë nga posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, dhuna në familje, kërcënimet, drejtimi i paligjshëm i mjeteve, deri te incidente me të mitur dhe konflikte të ndryshme mes qytetarësh.

Konkretisht janë sekuestruar lëndë narkotike, armë të ftohta disa persona po hetohen nga policia, madje ka edhe nga ata që janë shpallur në kërkim.

Materialet për të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

-O. A., 52 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën me vete, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-A. K., 33 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën në automjet, sasi lëndësh të dyshuar narkotike Cannabis dhe Ekstazi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 33-vjeçar, dhe e ka goditur atë, me grushte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin M. H., 38 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. D., 23 vjeçe dhe K. I., 23 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëra-tjetrën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 68-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 51 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë të ftohtë, një 22-vjeçare. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë;

-shpallën në kërkim shtetasin A. K., 37 vjeç, pasi ka kallëzuar daja i tij, se 37-vjeçari i ka ndezur një zjarr në afërsi të banesës. Punohet për kapjen e shtetasit A. K., si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 20 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tij, u gjetën disa gota plastike, në të cilat ishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-J. Gj., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;

-E. B., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Është paraqitur për mjekim, në spital, një 15-vjeçar, i cili dyshohet se kishte konsumuar pije alkoolike, në lokal. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar në banesë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim të metejshëm të rastit.

Në rrugën “Dritan Hoxha”, një 12-vjeçar ka përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte, këmbësoren, shtetasen V. Sh., 72 vjeçe, e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. B., 19 vjeç, kallëzoi se ka gjetur të dëmtuar xhamin e automjetit të tij. Nga automjeti nuk është marrë asgjë. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e autorit/ëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
I del në krah Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-të

I del në krah Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-të

Ministeriali i Taorminës/Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

Ministeriali i Taorminës/Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen

“Parashikuar si ministër i..”/Berisha: Arkend Balla,përfaqësues i kartelit Troplini

TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com