Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

2025/06/19 at 12:10 PM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

Mbi 100 nxënës të ciklit fillor nga klasat I-V kanë nisur programin dyjavor “Shkolla Verore” në shkollën e rikonstruktuar “Halit Çoka” në Kamëz, një prej 10 shkollave ku po pilotohet ky model nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në këtë shkollë, theksoi rëndësinë e këtij modeli për mësimin përmes lojës dhe krijimin e hapësirave gjithëpërfshirëse për fëmijët:

“Kemi hapur shkollën verore, shkolla e parë në Kamëz i është bashkuar 10 shkollave, së bashku me 8 shkolla në Tiranë dhe shkollën e ‘Eftali Koçi’ në Durrës, ku  jemi duke pilotuar këtë mënyrë të re të organizimit jashtë procesit mësimor. Shkolla verore e cila tashmë është organizuar me shumë klube, një kamp i mirëfilltë vere brenda mjediseve të shkollës, ku rreth 1000 fëmijë në këto 10 shkolla janë organizuar përmes mësuesve të cilët janë pjesë e shkollës verore për të mësuar përmes argëtimit, për të kaluar dy javët pas procesit dhe për të kaluar këtu pikërisht në mjedisin e shkollës kohën përgjatë verës duke u argëtuar, duke mësuar, duke rritur aftësitë e tyre dhe sigurisht duke i siguruar të gjithë ato parametrat që lidhen me sigurinë e fëmijëve brenda mjediseve të shkollës.”

Duke vlerësuar mbështetjen e bashkive dhe partnerëve, ministrja Manastirliu nënvizoi se:

“Ky është një projekt pilot, i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, World Vision, por edhe bashkitë, për të vlerësuar mundësinë e shtrirjes së mëtejshme gjatë viteve të tjera. Ajo që ne po vlerësojmë është që, në fakt, bashkitë të mundësojnë edhe shërbime të tjera jashtëshkollore, siç janë shkollat që funksionojnë edhe jashtë orarit mësimor apo programet after-school pas mësimore, ku ne jemi duke punuar për të ndërtuar programe që i vijnë në ndihmë të gjithë nxënësve, por gjithashtu edhe prindërve për oraret pas mësimit.”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Në programin e Shkollës Verore angazhon 150 punonjës arsimorë, përfshirë mësues, punonjës psiko-socialë dhe oficerë sigurie. Programi mbështetet gjithashtu nga 100 gjimnazistë vullnetarë të shkollave të mesme, të cilët japin ndihmesën e tyre në shkollat pranë komuniteteve të tyre.

Në përfundim, Ministrja falënderoi mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe përfaqësuesit vendorë për angazhimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij modeli që synon ta bëjë shkollën një hapësirë funksionale për fëmijët edhe gjatë verës.

Shkolla “Halit Çoka” është një nga institucionet me infrastrukturën më të mirë në Bashkinë e Kamzës dhe ka vënë në dispozicion të programit të verës të gjitha ambientet shkollore: klasa, laboratorin inteligjent, palestrën, bibliotekën dhe hapësirat artistike. Programi ndërthur përforcimin e njohurive me argëtimin përmes lojërave, aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive. Gjithashtu, është siguruar një vakt ushqimor për çdo fëmijë pjesëmarrës. Shkolla “Halit Çoka” udhëheq gjithashtu Klubin e Lojërave Logjike dhe Strategjike, si pjesë e qasjes së re që po pilotohet në këto shkolla, ku secila udhëheq një klub tematik në fushat e artit, teknologjisë, sportit apo gjuhëve të huaja.

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Trump pret ekipin e “Juventus” në Shtëpinë e Bardhë

Trump pret ekipin e “Juventus” në Shtëpinë e Bardhë

3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë,Malaj e Denaj takim me drejtuesit e bankave

3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë,Malaj e Denaj takim me drejtuesit e bankave

Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake

Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake

TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com