Ambasadorët e disa vendeve të BE-së i kanë kërkuar dje Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (SEAE), drejtuar nga Kaja Kallas, tekstin e rishikuar të marrëveshjes së asociimit me Izraelin. Ky tekst duhet të tregojë nëse qeveria e Benjamin Netanyahut po respekton të drejtat e njeriut gjatë konfliktit në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.
SEAE premtoi që do ta dërgojë tekstin para takimit të ambasadorëve që mbahet nesër. Një takim i jashtëzakonshëm mund të mbahet të dielën për të përgatitur vendimet për Këshillin e Punëve të Jashtme që do të zhvillohet të hënën.
Disa vende duan të ndalojnë të paktën një pjesë të marrëveshjes me Izraelin, ndërsa disa shtete të tjera nuk duan sanksione ndaj Izraelit. Vendet që kërkojnë pezullimin, mendojnë se Kaja Kallas do të duhet të njoftojë të hënën se çfarë do të bëhet me marrëveshjen.
Pas kësaj, çështja do t’i kalojë Këshillit Evropian, ku liderët e vendeve do të vendosin për masat e mëtejshme. Vendimi përfundimtar pritet të merret në korrik nga Këshilli i Punëve të Jashtme. /tvklan.al