Flakët në pyllin e Krastës në Elbasan që u shuan pas disa orësh dje, dyshohet se janë shkaktuar nga ndezja e disa qirinjve. Bëhet fjalë për një vend të shenjtë që ndodhet në zonë, por zjarri doli jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke pyjore të konsiderueshme.
Për të shuar zjarrin e ditës së djeshme në Elbasan u deshën të ndërhynin edhe efektivë të Forcave të Armatosura.
Thatësira dhe era e fortë ndihmuan flakët që të përhapeshin me shpejtësi duke përshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me dru pishe dhe vegjetacion të dendur. Krasta e Elbasanit është një zonë kodrinore-malore në pjesën verilindore të qytetit.
Përveçse e njohur për vlerat e saj natyrore, ekologjike dhe historike, ajo konsiderohet si një nga “mushkëritë e gjelbra” të qytetit. Shpesh vizitohet nga banorët për ecje, sporte natyrore dhe relaks. /tvklan.al