Pas një pune të pandërprerë të forcave, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan.
Aktualisht, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e përfshira në operacion vazhdojnë punën intensive për izolimin e plotë dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura.
Sipas tvklan, vijon monitorimi i terrenit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm për shkak të erës.
Në këtë aksion u përfshinë 12 efektivë të FA dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël, Elbasan.
Strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë në gatishmëri në çdo moment në mbrojtje të komunitetit e të pasurive natyrore.