Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë

2025/06/17 at 2:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë

“Çfarë ka ndryshuar për Gazën me nisjen e luftës mes Izraelit dhe Iranit? Në nivel mediatik gjithçka, por për ata që jetojnë këtu asgjë, të gjithë vazhdojnë të mbeten pa ushqim dhe pa të ardhme”.


Kështu shprehet Angelo Rusconi, një 54-vjeçar nga Como-ja e Italisë, përgjegjës i projektit të Mjekëve pa Kufij në Rripin e Gazës. Ai nuk e fsheh frikën e tij. Me hapjen e frontit iranian, shpjegon ai përmes një lidhjeje video nga qyteti i Gazë, palestinezët rrezikojnë të harrohen edhe më shumë. Për këtë arsye, më shumë se kurrë, nevojitet që qeveritë evropiane të ndërhyjnë konkretisht për të ndalur masakrën në Rrip, theksoi dje organizata Mjekët pa Kufij në një apel publik. Ai zhvilloi një intervistë për La Repubblica duke rrëfyer më shumë për situatën aktuale në vend.

Cilat janë emergjencat më të mëdha në Gaza për momentin?

Angelo Rusconi: Raketat që vazhdojnë të vrasin në heshtje të plotë dhe që edhe dje lanë 68 të vdekur. Para dhjetë ditësh një raketë shpërtheu vetëm 70 metra larg klinikës sonë, ku çdo ditë paraqiten 15 fëmijë të rinj me gjymtime të përhershme. Pastaj kemi emergjencën e ushqimit dhe të barnave. Jemi në javën e 12-të të kufijve të mbyllur.

Nëse përpara luftës hynin 500–600 kamionë ndihmash në ditë, tani jemi mes 20 dhe 60. Mijëra kamionë dhe qindra prej tyre janë të Mjekëve pa Kufij qëndrojnë të bllokuar prej javësh në kufi, sepse Izraeli nuk i lejon të hyjnë, ndërsa ushqimi rrezikon të prishet. Është një sistem çnjerëzor, një krim kundër njerëzimit. Izraeli po e përdor urinë si armë lufte.

Dhe kështu çmimet shkojnë në qiell…

Angelo Rusconi: Janë monstruoze. Një kilogram sheqer ka kaluar nga një në 57 dollarë, mielli në 20 dollarë. Mishi nuk ekziston më, këtu bëhesh vegan me detyrim. Perime ka shumë pak, sepse më shumë kultivoheshin në veri, i cili tani është i paarritshëm. Këtu në lagje kishte një piceri, por u detyrua të mbyllet. Dhe më mirë të mos të shkojë mendja për Nutella, një kavanoz kushton 150 dollarë.

Edhe situata shëndetësore dhe higjienike është tragjike.

Angelo Rusconi: Në orën 9:00 të mëngjesit, 500 shtretërit e klinikës sonë ishin të zënë. Pikërisht dje dola për të kërkuar të marr me qira një godinë ngjitur, për të zgjeruar hapësirat. Vijnë fëmijë të kequshqyer, njerëz që nuk kanë ngrënë prej tre ose katër ditësh. Dhe nuk ka më ujë, na kushton shumë dhe është gjithnjë e më i domosdoshëm me afrimin e verës. Për tre ditë pati edhe ndërprerje totale të energjisë: forcat izraelite kishin prerë disa kabllo, pa ndonjë shpjegim.

Pastaj është drama e shpërndarjes së ndihmave, që edhe dje shkaktoi 34 të vdekur.

Angelo Rusconi: Menaxhimi nga organizata amerikane “Fondacioni Humanitar i Gazës” është një dështim total. E di mirë çfarë them, sepse kam punuar në Haiti dhe Liberi. Disa ditë përhapen zëra për shpërndarje ndihmash dhe ka njerëz, si bashkëshorti i një kolegeje, që kalon gjithë Rripin për të pritur më kot tetë orë. A habiteni nëse në fund ndodhin sulme ndaj qendrave të shpërndarjes? Keni fëmijë? Çfarë do të bënit nëse, pasi keni humbur shtëpinë, pas pesë ose gjashtë evakuimesh nga një qytet në tjetrin, nga një tendë në tjetrën, nuk do të kishit më asgjë për t’i ushqyer? Populli palestinez është një popull i madh, kokëfortë, me forcë të madhe të brendshme, që nuk dorëzohet përballë këtij makthi. Këtu, për çdo gjë nevojitet autorizim nga Izraeli. Nëse duhet të shkoj në spital, duhet të dërgoj mesazh dhe të shpjegoj në çfarë ore shkoj dhe me kë. Duhet të marr leje nga Jerusalemi edhe nëse dua të ngjitem në çati për të vendosur një antenë, ata duhet të dinë si quhet punëtori dhe çfarë do të bëjë.

Është hera e parë që ndodheni në Gaza?

Angelo Rusconi: Jam këtu që nga fillimi i majit, por kam qenë edhe 11 vjet më parë. Ndërkohë gjithçka ka ndryshuar. Qyteti i Gazës dikur ishte një qytet shumë i bukur, i mirëmbajtur, me një nivel të mirë jetese. Këtu në lagjen Rimal, vetëm disa ndërtesa kanë mbijetuar, të tjerat janë shkatërruar nga raketat ose janë djegur nga bombat zjarrvënëse të ushtrisë izraelite. Shiheni këtë (thotë duke kthyer kamerën e telefonit): nga dritarja e apartamentit tim tani shihet deti. Sepse ndërtesat që e pengonin pamjen janë rrënuar krejtësisht gjatë muajve të fundit.

Një episod që ju ka lënë gjurmë?

Angelo Rusconi: Një vajzë e vogël që është në trajtim në shërbimin tonë të shëndetit mendor, ka makthe sepse pa babain e saj të shpërthente pasi u godit nga një raketë. Ose ajo nënë që më tregonte se jetonte në një apartament 180 metra katrorë dhe prej 22 muajsh është me katër fëmijët në një tendë. ‘Nuk di më çfarë është të bësh dush’, më tha, duke treguar se lahen rrallë me një legen. ‘Djali im është 12 vjeç dhe do të dalë me biçikletë me shokët, si çdo fëmijë 12-vjeçar. Por unë nuk dua ta le të dalë, kam frikë’. Dhe ka të drejtë, sepse çdo vend në Gaza është i rrezikshëm, kudo mund të goditesh nga një raketë. Mendova për djalin tim, që është po në atë moshë dhe bën lojëra me biçikletë në oborrin e kishës. Kur u nisa nga Italia, i rrëshqiti një lot. ‘E di që duhet të ikësh. Po shkon në Gaza?’, më pyeti. I thashë po, këtë herë më takonte mua. E bëj edhe për të, sepse kemi detyrimin t’u lëmë fëmijëve tanë një botë më të mirë sesa ajo që kemi trashëguar. Dhe një ditë ata do të na pyesin si mundëm ta lejonim që të ndodhte gjithë kjo? Tvklan.al



Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Kur drita nuk mjafton

Kur drita nuk mjafton

Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ Vijon puna nga kthesa e Velipojës te Ura e Bunës

Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ Vijon puna nga kthesa e Velipojës te Ura e Bunës

Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze

Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze
















TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com