Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tregon se sot, sheshi “Skënderbej” do të shndërrohet në një festë të madhe me hitet që kanë bërë histori nga grupi “Ace of Base”.
Sipas Ramës hitet që kanë bërë historinë si: “The Sign”, “All That She Wants”, “Beautiful Life” dhe shumë të tjera do të rikthehen në skenë, këtë herë “live” në Tiranë për një super mbrëmje nën ritmet e viteve ’90.
“Ikona e pop-it, Jenny nga Ace of Base ka një mesazh special për ju… dhe një ftesë që nuk refuzohet.
Sot, Sheshi Skënderbej do të shndërrohet në një festë të madhe me hitet që kanë bërë historinë! “The Sign”, “All That She Wants”, “Beautiful Life” dhe shumë të tjera do të rikthehen në skenë, këtë herë live në Tiranë për një super mbrëmje nën ritmet e viteve ‘90” shkruan Rama.