Policia e Vlorës ka vënë në pranga drejtuesin e gomones, i cili ditën e dielë goditi një turist gjerman duke e lënë të plagosur rëndë.
Sjpas uniformave blu bëhet me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në Gjipe, teksa turisti gjerman ishte duke u zhytur në det të hapur.
Shtetasi K. V., banues në Orikum, akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
“Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e diel, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum.
Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës”, njofton policia e Vlorës.