Ambasada Amerikane në Tel Aviv u godit nga sulmet iraniane, teksa tensionet po rriten në Lindjen e Mesme.
Në një postim në rrjetin social X ambasadori i SHBA-së, Mike Huckabee, njoftoi se ndërtesa e Ambasadës Amerikane në Tel Aviv pësoi dëme të vogla të shkaktuara nga një valë goditëse pas një sulmi me raketa.
Ambasada kryesore e SHBA-së në Jerusalem do të mbetet gjithashtu e mbyllur pasi është ende në fuqi një urdhër për strehim. Ai gjithashtu bëri me dije se asnjë nga personeli nuk u lëndua gjatë kësaj goditjeje.