Policia ka arrestuar një 59-vjeçar, pasi është kapur duke u kujdesur për bimët narkotike, që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit Vlosh të Roskovecit.
Sipas uniformave blu mësohet sd 59-vjeçari me iniciale F.R u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.
Ndërkohë bimët narkotike janë asgjësuar nëpërmjet djegies.
“Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Për rastin u vu në pranga shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh.
Ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.
Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.