Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..

2025/06/15 at 7:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..

Levian Goga është shqiptari që u hodh pa u menduar dy herë në lumin Arahthos për të shpëtuar dy fëmijë, 12 dhe 14 vjeç, javën që lamë pas. Në një intervistë për mediat greke ai tha se :“Jam baba dhe bëra atë që do të bënte çdo prind për një fëmijë në rrezik.”

Edhe pse ai arriti t’i nxjerrë djemtë nga lumi, fatkeqësisht të miturit pësuan vdekje klinike dhe prindërit e tyre vendosën të dhurojnë organet.

Në një intervistë për mediat greke, Levian Goga tha se nuk kishte motiv as për famë e as për përfitime. “E bëra sepse mendova se ishte fëmija im aty brenda. Nuk bëra heroizëm, bëra atë që më diktoi zemra. Do t’i bëj tatuazh fëmijët për t’i pasur gjithmonë në zemrën time,” u shpreh ai me emocione.

Në lidhje me lajmin që i është dhënë nënshtetësia greke pas aktit të tij të guximshëm, ai theksoi qartë: “Nuk e bëra për nënshtetësinë. Jam 20 vjet këtu, herë me dokumente, herë pa. Erdha në Greqi 17 vjeç, tani jam 41. Kjo është vendi ku kam kaluar jetën. Nuk kam shkuar askund tjetër, as në Itali. Greqia është si atdheu im i dytë.”

Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, emigranti shqiptar tha se është në gjendje të mirë, por ka pak ujë dhe gjak në mushkëri.

“Kam pak ujë dhe gjak në mushkëri, por jam mirë. Falënderoj mjekët që u kujdesën për mua dhe për fëmijët. Kam marrë telefonata nga gjithë Greqia. Nga njerëz të thjeshtë, ministra, të gjithë ata që e panë numrin tim, më kanë telefonuar”, tha ai.

Levian bëri edhe një thirrje prekëse për të ndihmuar prindërit e 12-vjeçarit që humbi jetën, të cilët janë emigrantë dhe nuk kanë dokumente të rregullta.

“I lutem shtetit t’i ndihmojë. Kanë vetëm 20 ditë afat me dokumentet dhe rrezikojnë gjobë nëse dalin nga vendi. Do të donin të qëndronin këtu, të vendosin një lule mbi varrin e djalit të tyre. Ndihmojini”, është shprehur ai për MEGA.

Duke folur për vendin ku ndodhi tragjedia, ai bëri apel që të merren masa, pasi është shumë i rrezikshëm.

“Aty lumi është shumë i thellë, deri në 7 metra. Është shumë i rrezikshëm. Duhet vendosur një tabelë paralajmëruese që të mos përsëritet më kjo tragjedi. Fëmijët janë fëmijë, nuk mund t’i ndalosh gjithmonë. Nuk mund të jesh 24 orë pas tyre”, tha ai.

Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës
Kryesore

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

7 Korrik, 2025 9:44 am
Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës
Aktualitet

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

7 Korrik, 2025 9:39 am
Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër
Aktualitet

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër

7 Korrik, 2025 9:31 am
Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin
Aktualitet

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin

7 Korrik, 2025 9:22 am
A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas?
Bota

A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas?

7 Korrik, 2025 9:11 am
Tre javë rinumërim, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe
Aktualitet

Tre javë rinumërim, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe

7 Korrik, 2025 9:00 am
Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet!
Aktualitet

Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet!

7 Korrik, 2025 8:56 am
Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe…
Aktualitet

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe…

7 Korrik, 2025 8:47 am
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, hyn në fazën vendimtare
Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, hyn në fazën vendimtare

7 Korrik, 2025 8:43 am
Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus
Bota

Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus

7 Korrik, 2025 8:39 am
Para
Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë

Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë

Izraeli godet një aeroport në Iran/ Objektiv, një avion furnizimi

Izraeli godet një aeroport në Iran/ Objektiv, një avion furnizimi

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë

“Jo një holokaust të II!”/Netanyahu: Goditëm Iranin se po krijonte armë bërthamore

TE FUNDIT

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës
7 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish në bashkinë e Vlorës ditën e sotme. Aty është pritur nga kryetari i bashkisë...

Lexo më shumë

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës
7 Korrik, 2025

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Korrik 2025 “Caras y Caretas” ka botuar, me 19 prill 1930, në faqen n°144,...

Lexo më shumë

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër
7 Korrik, 2025

Vijon me intensitet zbatimi i planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025. Operacioni po zhvillohet në të...

Lexo më shumë

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin
7 Korrik, 2025

Për Shqipërinë përafrimi me standardet mjedisore të Bashkimit Evropian mbetet një ndër sfidat më të mëdha në rrugën drejt anëtarësimit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com